Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik.
Gazetarja Anila Hoxha ka intervistuar ekskluzivisht për Open në Top Channel, xhaxhain e viktimës Hasan Rasha. Familjarët kanë hedhur poshtë versionin e policies duke thënë se 25-vjeçari nuk ishte një person problematik.
A ishte problematic Klodiani?- e pyeti Anila Hoxha.
“Jo, nuk ishte aspak problematik. Kishte dy vëllezër 2 Angli dhe donte të ikte atje. Këtu rrinte m shokë, pinte duhan por nuk ka qenë problematik.
Bëhej me nerva se nuk mund të punonte me 200 mij lek. Ishte djali i fundit dhe familja e ka mbajt mirë. Nuk ka pas kurrë armë. Në rast se ai ka përdorur armë ndonjëherë unë pranoj me u pushkatu e të varrosem me te’- tha Hasan Rasha.