Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Flet fqinja që dëgjoi debatin e 25-vjeçarit me policin: S’ka shanse të ketë patur pistoletë

Debati mes efektivit të “Shqiponjave” dhe 25-vjeçarit Klodian Rasha ka zgjatur diku tek 5 deri në 10 minuta.

Kështu është shprehur për ABC një fqinje e të riut e cila ka dëgjuar gjithçka nga nata e vrasjes.

Siç raporton gazetarja Ema Shazivari duke cituar fqinjen, Klodiani ishte duke ndenjur në rrugë duke mos bërë asgjë të rrezikshme në momentin që u përball me dy efektivët.

Fqinja ka treguar po ashtu se, në një moment ajo dëgjoi zëra të një përplasjeje verbale dhe më pas dëgjoi edhe krismat.

“Nuk e pashë ngjarjen, por e dëgjova, isha në shtëpinë time. Në 01.30, dëgjohej një zhurmë që ziheshin aty poshtë pastaj pas zhurmës, krisma. Dëgjova zërin që bërtiste, siç bërtasin dy njerëz kur zihen. Pas krismave, ai thoshte: Ku të rashë?! Ku të rashë?! Se ai ka ulërit me të madhe. Bërtiste djali. Dy policë kanë qenë aty edhe djali.”

Zonja i hedh poshtë pretendimet se Klodian Rasha mund të ketë qenë njeri i rrezikshëm apo i dhunshëm. Ajo shtoi se kohët e fundit ka pasur probleme shëndetësore, por theksoi se nuk ishte agresiv.

Gjithashtu, fqinja tha se nuk beson se Rasha mund të ketë pasur pistoletë me vete në momentin që u qëllua.

“Ishte njeri flori, njëri shumë i mirë. Kohët e fundit ka qenë pak i sëmurë, por jo agresiv, shihte hallin e vet. Unë s’e di si thonë jo pistoleta…S’ka shanse Klodi me pistoletë. Debati zgjati 5-10 minuta, me aq sa dëgjova unë.”

Efektivi i policisë me iniciale N.H.,pretendon se e ka thirrur 25-vjeçarin për ta kontrolluar për shkak se ai kishte shkelur orën policore. Sipas tij në këtë moment i riu i ka nxjerrë armën dhe për këtë arsye ka qëlluar në drejtim të tij.

Kurse, Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka konstatuar sot se vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, është vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet