Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fëmija 1 vjeç dhunohet në çerdhe, edukatorja: Është shumë i bardhë, sa e kap nxihet!

Qytetarja Blerina Basha ankohet në emisionin Fiks Fare se djali i saj vetëm 1 vjeç i është dhunuar në çerdhe nga edukatoret.

Ajo rrëfen me dhimbje se i biri në fillim i erdhi në shtëpi i nxirë në faqe ,shenja pickimi dhe më vonë i nxirë në krahë.

Pavarësisht se ky kopësht nuk kishte një emër indentifikues, Blerina tregon se fëmijën e saj e dërgonte aty, pasi edhe prindër të tjerë u kishin besuar fëmijët e tyre të njëjtit institucion.

Denoncimi për dhunimin e fëmijës është referuar edhe në polici, por pa dhënë asnjë rezultat. Blerina Basha kërkon ndihmën e Fiksit për të dalë e drejta, por gjithashtu ajo tregon se bashkëshorti i edukatores që i ka dhunuar fëmijën i ka bërë presion për të tërhequr denoncimin.

Qytetarja e pajisur me kamer të fshehtë shkon tek çerdhja ku dërgonte djalin.

Prindi ballafaqohet me edukatoren e cila duhet të përkujdesej për fëmijët e jo t’i dhunonte ata. Edukatorja njëkohësisht edhe pronarja, edhe pse në faj i flet keq duke i thënë “nuk e varëm fëmijën tënd , ky fëmijë nxihet sa e prek sepse është shumë i bardhë”.

Por ajo shkon edhe më tej me gjuhën e përdorur duke i thënë të ëmës së 1 vjeçarit se nuk është bërë nami për disa të nxira që ka fëmija në trup.

Përveç kësaj edukatorja pranon se i shoqi i ka kërkuar qytetares të tërheqë denocimin, dhe në fund i thotë ” nuk mbaron me kaq “. Madje edhe ajo vetë kërcënon nënën e 1 vjeçarit se nuk do ja fali kurrë nëse nga denoncimi shkon në burg.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në këtë kopësht dhe takojnë pronaren që njëkohësisht punonte edhe si edukatore. Znj Farije pranon se nuk ka licencë si për çerdhe ashtu edhe për kopësht.

Sipas saj ministria i ka thënë që nuk është e nevojshme për licencë sepse për fëmijët nga 0-3 vjeç mund t’i mbajë nën përkujdesje.

Ndërkohë gazetarët e Fiksit në momentin që shkojnë në këtë kopësht shohin edhe fëmijë të moshës mbi 3 vjeç. Por edhe për ta pronarja shprehet se edhe për fëmijët mbi 5 vjeç nga ministria i kanë thënë që mund t’i mbajë, por deri në orën 14.00.

Edhe në këtë rast zonja kapet keq , pasi gazetarët e Fiksit në momentin që kanë shkuar në kopësht ora shënonte 16:00 dhe fëmijët ndodheshin ende aty.

Ajo thotë se duhet të përkujdeset për fëmijët edhe në këtë orë, për shkak të orareve të punës që kanë prindërit.

Ndërkohë për fëmijën 1 vjeçar edukatorja edhe pse pak minuta më parë ia kishtë pohuar nënës, gazetarëve të Fiksit ua mohon të ketë ushtruar dhunë mbi 1 vjeçarin.

E vendosur edhe para fotografive me shenja dhune të 1 vjeçarit , znj. Farije mohon që ato shenja janë bërë në kopshtin e saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet