Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Familjarët hedhin poshtë versionin e policisë: Klodiani është vrarë pranë shtëpisë

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik.

Në një intervistë për “Open” në Top Channel, xhaxhai i viktimës Hasan Rasha ka hedhur poshtë versionin e policisë.

“Djali ka ken tu punu të shptëpia sepse ka pas ndërtime. Klodiani pinte shumë kafe. Gjatë ditës nuk ka pirë kafe dhe ka dalë në darkë, pas orës 11.

Policia e ka qëllu 30 metra nga shtëpia. Mkan ardh disa shokë të tij sot.

Shokët e tij që pinte kafe gjithmonë me ta. Ata më kan than se ky nuk ja ndalu policisë sepse ska pas maskë, e ka ik për mas me marr atë gjobën 30 mij lek.

Du që kjo punë të zbardhet. Ai nuk çohet ma, por të zbardhet e të pakten ikën gjysa e së keqes”- tha Hasan Rasha, xhaxhai i 25 vjeçarit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet