Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Rritet” mali Everest, kjo është shifra e re zyrtare e majës më të lartë në botë

Mali Everest, më i larti në botë, nga dita e sotme ka një lartësi të re zyrtare: 8848,46 m. Shifra e re u bë me dije pas matjeve të përbashkëta të qeverive të Nepalit dhe Kinës.

Në këtë mënyrë, i jepet fund debateve mes dy vendeve, pasi Nepali thoshte se lartësia e Everestit është 8848 m, ndërsa Kina thoshte se ishte 8844 m. Matja e fundit përkon me atë që bëri India në vitin 1955, kur tha se Everesti ishte 8848 m i lartë.

Everesti qëndron në kufirin midis Kinës dhe Nepalit dhe alpinistët e ngjisin atë nga të dy anët.

Zyrtarët në ministrinë e jashtme dhe departamentin e sondazhit të Nepalit thanë se topografët nga të dy vendet kishin bashkëpunuar për të rënë dakord mbi lartësinë e re.

Marrëveshja për të njoftuar bashkërisht matjen e re të pikës më të lartë të Tokës u bë gjatë vizitës së Presidentit Kinez Xi Jinping në kryeqytetin e Nepalit, në Kathmandu vitin e kaluar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet