Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drejtori i inteligjencës kombëtare amerikane: SHBA duhet t’i bëjë ballë Kinës para se të jetë vonë

Drejtori i inteligjencës kombëtare amerikane, John Ratcliffe ka deklaruar se SHBA duhet t’i bëjë ballë Kinën para se të jetë vonë.

“Ka shumë njerëz që për arsye ekonomike dhe politike nuk duan që Kina të jetë kërcënimi më i madh për SHBA-të”, tha Ratcliffe për “Fox News” në një intervistë të hënën vonë.

“Por, inteligjenca nuk gënjen. Kina është kërcënimi ynë më i madh”, paralajmëroi ai. “Asnjë vend tjetër nuk ka aftësinë për të hequr në thelb ëndrrën amerikane dhe një plan specifik për ta bërë këtë”.

Ratcliffe u emërua nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe u betua si zëvendësim i Dan Coats më 26 maj. Shefi i inteligjencës tha se Kina dëshiron të dominojë botën ekonomikisht, teknologjikisht dhe ushtarakisht, duke shtuar se ajo tashmë ka grumbulluar flotën më të madhe në botë.

Ai gjithashtu pretendon se Kina është “e angazhuar në redaktimin e gjeneve”, duke përdorur modifikimin gjenetik për të ndryshuar ADN-në e 2 milionë ushtarëve të saj për t’i bërë ata më të fortë.

“Edhe pse Kina e di që SHBA ende është superfuqi, ata nuk do të bëjnë asgjë derisa të jenë më superior”, shtoi ai.

“Gjeneralët e mëdhenj gjithmonë thonë se është më mirë të luftosh tatëpjetën. Tani për tani, SHBA mund të luftojnë tatëpjetën ndaj Kinës”, tha ai.

Përkundër njohjes së Rusisë si një “kundërshtar i rrezikshëm”, Ratcliffe tha se i mungon fuqia ekonomike për të konkurruar me SHBA-të.

“Rusia nuk është në top 10. Italia, Brazili dhe shteti i Teksasit kanë një ekonomi më të madhe se Rusia”, tha ai.

Ratcliffe tha se Kina e kupton se informacioni është thelbësor për dominimin e tyre global dhe kjo është arsyeja pse ata kanë “subvencionuar Huawei dhe ZTE”, dy korporatat kryesore të teknologjisë kineze.

“Ata e dinë se mund të vjedhin më shumë informacione nëse drejtojnë rrjetet telekomunikuese mbi të cilat udhëton informacioni ynë”, tha Ratcliffe.

SHBA dhe Kina aktualisht janë të angazhuara në garë të ashpër tregtare dhe teknologjike si dhe në një terren të nxehtë në Detin e Kinës Jugore. Politikat e Kinës në Hong Kong dhe Tajvan janë dy çështje të tjera me gjemba që kanë potencialin për t’i sjellë dy rivalët globalë në prag të luftës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet