Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dera elektrike e la të vdekur në vend, ky është punëtori që humbi jetën në Shkodër

Një punonjës ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e firmës Mare Adriatik në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se shtetasi Ilirjan Doci 43 vjec është aksidentuar në punë.

Burimet bëjnë me dije se 43 vjeçari është aksidentuar në punë nga një portë elektronike e Frabrikës së peshkut Mare Adriatik në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës ku ky shtetas punonte.


Mësohet se Iliriani banues në Vau Dejes kishte 4 vite që punonte në fabrikën “Mare Adriatik” ne pronesi të Aldi Ndoci, nip i familjes Babani .

Burime bëjne me dije se në momentin që ka qenë duke punuar dera elektrike e magazinës ka dalë nga shinat dhe ka goditur 43 vjeçarin duke e lëne të vdekur në vend .

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra. Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale por po vijon hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet