Dëbora mbulon Llogaranë, qarkullimi pa probleme, apeli për drejtuesit e mjeteve

Aktualitet
Dëbora mbulon Llogaranë, qarkullimi pa probleme, apeli për

VLORË

Dëbora e parë ka zbardhur Llogaranë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se reshjet e borës kanë shtruar të gjithë zonën malore në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Por me gjithë reshjet, kontraktori ka bërë pastrimin dhe shpërndarjen e kripës dhe rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që drejtuesit e mjeteve, që kalojnë Llogaranë, duhet të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të pajisen me goma dimërore.

ME TE LEXUARAT