Covid-19 infekton edhe kafshët në Spanjë, preken nga virusi 4 luanë

Bota
Covid-19 infekton edhe kafshët në Spanjë, preken nga virusi 4

Katër luanët në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës në Spanjë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, thonë zyrtarët veterinarë.

Tre femra me emrin Zala, Nima dhe Run Run dhe një mashkull i quajtur Kiumbe u testuan pasi shfaqën simptoma të lehta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy anëtarë të stafit gjithashtu dolën pozitivë me virusin, tha kopshti zoologjik, raporton BBC.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se si kafshët u infektuan, por mendohet se ato mund të kenë qenë në kontakt me një anëtar të stafit asimptomatik.

Kafshët kishin treguar simptoma të zënies së frymëmarrjes, sipas një deklarate të mëparshme nga kopshtin zoologjik. Shumica e simptomave janë zhdukur përveç kollitjes dhe teshtitjes. Ata po trajtohen me ilaçe anti-inflamatore dhe monitorohen nga afër.

ME TE LEXUARAT