Bum infektimesh në Berat, të prekur mjekë, infermierë dhe mësues

Aktualitet
Bum infektimesh në Berat, të prekur mjekë, infermierë dhe

Në 24 orë, në vendin tonë janë regjistruar 753 raste të reja me Covid-19. Prej këtyre rasteve, 49 persona rezultuan të infektuar vetëm në Berat.

Mësohet se mes tyre janë mësues, infermierë e mjekë, një punonjës bashkie si dhe tre punonjëse në një fasoneri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rastet me Covid-19 në Berat

-1 mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat.

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat.

-1 mësuese në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari” në Berat.

-1 infermier në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Berat.

-1 mjeke pediatre në Spitalin Rajonal Berat.

-1 punonjës i bashkisë Dimal.

-3 punonjëse fasonerie.

Të gjitha rastet janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar pranë banesave.

ME TE LEXUARAT