Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bleu 380 milionë USD aksione për 100 dollarë, skandali i ish-burri të vajzës së Putinit

Bleu për vetëm 100 dollarë aksione të një kompanie petrokimike ruse që vlenin 380 milionë dollarë; për këtë sot, Kirill Shamalov, ish-bashkëshorti i vajzës së Vladimir Putinit ka përfunduar në shënjestrën e portalit investigativ, Russia’s iStories.

Hetimi i publikuar në bashkëpunim me projektin për raportimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit, OCCRP, është mbështetur mbi një sërë email-esh të fshehta, të cilat kanë hedhur dritë të re mbi rrethin e mbyllur të familjes dhe bashkëpunëtorëve që rrethojnë presidentin rus. Nga verifikimet rezultoi se Kirill Shamalov, i biri i një miku të vjetër të Putinit, bleu një pjesë të rëndësishme aksionesh të kompanisë mëmë të gjigantit petrokimik, Sibur përmes një firme offshore.

Marrëveshja u vulos vetëm disa muaj pasi ai lidhu kurorë me Katerina Tikhonova, vajza e vogël e Putinit. Presidenti i Sibur e quajti shumën prej 100 dollarësh “të pasaktë”. Në komentet e bëra për faqen e lajmeve RBC, ai u shpreh se kostoja reale e aksioneve ishte shumë më e lartë, duke përmendur këtu detyrimet e borxhit të lidhura me aksionet, pagën e humbur si pjesë të marrëveshjes dhe kushtet e tjera të “programit motivues” menaxherial nën të cilën Shamalov siguroi aksionet.

“ Është e thjeshtë”, shkroi lideri opozitar dhe aktivisti i njohur Alexei Navalny, “vajza e Putinit martohet dhe çifti i ri merr një dhuratë prej 380 milionë $,” shprehet ai.

Dyshja gjithashtu thuhet se shpenzoi miliona dollarë për të blerë dhe mobiluar pasuri të paluajtshme elitare pranë rezidencës së Putinit në Rusi dhe në Biarritz të Francës, siç tregojnë email-et, duke blerë ndër të tjera vetëm një qilim për 66 mijë dollarë. Ishte një jetë luksoze, thotë the Guardian, e cila u fsheh tërësisht nga sytë e publikut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet