Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Biden do të emërojë shefin e Pentagonit, për herë të parë një afro-amerikan

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, do të propozojë gjeneralin në pension, Lloyd Austin, për të qenë Sekretar i Mbrojtjes, sipas raporteve të mediave amerikane.

Nëse konfirmohet, Austin, një veteran i konflikteve në Irak dhe Afganistan, do të ishte afrikano-amerikani i parë si Sekretar i Mbrojtjes. Austin, 67 vjeç, është i diplomuar në Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point dhe ka kaluar 41 vjet në ushtri.

Ai shërbeu si zëvëndësshef i parë me ngjyrë i Shtabit të Ushtrisë duke filluar më 2012 dhe më vonë udhëhoqi Komandën Qendrore të SHBA-së, para se të dilte në pension më 2016.

Emërimi do të kërkojë konfirmim nga Senati. Austin, një oficer ushtarak i karrierës, mund të përballet me kundërshtimin e ligjvënësve që besojnë në udhëheqjen civile të Pentagonit. Emërimi gjithashtu mund të nxisë polemika, sepse Austin, që nga pensionimi, ka shërbyer në bordin e një numri të kompanive, duke përfshirë prodhuesin e armëve – Raytheon Technologies.

Edhe pse shumë sekretarë të mëparshëm të Mbrojtjes kanë kaluar vite në ushtri, vetëm dy – George Marshall dhe James Mattis – kanë qenë oficerë të karrierës.

Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, ishte nën presion për të emëruar më shumë pjesëtarë të pakicave në pozicionet e kabinetit të tij.

Një zëdhënës i gjeneralit, Austin nuk pranoi të komentonte, sipas Politico, medium ky që raportoi i pari për emërimin duke cituar tre burime të paidentifikuara. Një zëdhënës i ekipit në tranzicion të Biden gjithashtu refuzoi të komentojë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet