Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Babai i 25-vjeçarit të vrarë me lot në sy: Këtë edhe serbi nuk ta bën, prisnim për ta martuar

Babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha ka folur për herë të parë për Klan Tv për ekzekutimin që iu bë djalit të tij 25-vjeçar mesnatën e kaluar në Laprakë të Tiranës nga polici.

Qazim Rasha me lot në sy thotë se djalin e kishte për ta martuar dhe se në momentin e ekzekutimit ishte në punë të vet, teksa kishte dalë për kafe e për cigare.

Ai shton se policët e kishin gjurmuar se ishte pa maskë dhe jashtë orarit të lejuar dhe se e kanë masakruar duke e rrahur.

FJALA E QAZIM RASHËS

Gazetari: Është një ngjarje e rëndë fillimisht, ngushëllime për humbjen e djalit tuaj.

Qazim Rasha: Faleminderit!

Gazetari: Çfarë ka ndodhur dhe si e keni marrë vesh, çfarë mund të na thoni për opinionin publik në këtë intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin “Opinion”?

Qazim Rasha: Fatkeqësi e imja, mos i ndodhtë askujt. Çfarë mund të thotë një baba për një djalë 25-vjeçar që kishte dalë të marrë një paketë cigare.

E të iki se nuk ka maskë dhe të masakrohet nga policia. Edhe kriminel të ishte mund ta arrestosh, ai ishte tek dera e shtëpisë.

Edhe nëse ta kishte se kishte bërë faj, mund të kishte bërë gjithçka mund ta kapte policia ta arrestonte, ta burgoste, të bënte çfarë të donte nëse kishte bërë faj. Por ta masakrojë policia një fëmijë 25 vjeç kur unë e kisha për ta martuar.

Gazetari: E kishit fejuar?

Qazim Rasha: Po prisnim për ta martuar. Nuk mund të them asgjë, asgjë.

Gazetari: Ai ka qenë duke ndenjur tek pema, aty ku pinte kafen ka qenë një tip i mbyllur.

Qazim Rasha: Ka qenë në punë të vetë.

Gazetari: Për gjithë opinionin publik që kanë shumë pikëpyejte, thonë që ka pasur armë, çfarë mund të më thuash për Klodin e di që jeni baba dhe është një ngjarje e rëndë, por ka nevojë për t’u zbardhur ?

Qazim Rasha: Ke dëshmitarë që e kanë parë skenën, duke u zënë me polici duke gjurmuar dhe duke e rrahur aty në rrugë. Ai ka dalë me pi një kafe dhe ka ardhur për tek shtëpia. Kur ka parë policin ishte pa maskë dhe ata e kanë gjurmuar.

Nëse ka shtet, nëse funksionon ligji, nëse ai ka qenë me armë unë e pushkatojë. Nëse djali ka qenë duke ikur për një maskë dhe të masakrohet fëmija në derë të shtëpisë në lagje…

Këtë edhe serbi nuk ta bën, nëse shkon dhe kalon matanë të kap dhe të arreston. Po të shkosh të shikosh kufomën, është degjenuar kufoma.

Gazetari: Djali juaj nuk ka pasur precedentë të mëparshëm se është thënë që është kapur për pengmarrje?

Qazim Rasha: E bëjnë për të maskuar ato punët e veta, nëse ekziston një nga ato unë varem këtu. Po nuk kanë lidhje fare, këto janë budallaqe.

Më tha vetë shefi që ato e kanë bërë, por çfarë ti se atë janë maskarenj që kanë bërë veprimin. Të zbardhet e vërteta, ndryshe pastaj nuk mund të…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet