Pas vdekjes Maradonës, mazhoranca në Senatin e Argjentinës, ka propozuar një vendim të ri që do të kujtojë gjithmonë figurën e pashuar të Diego Armando Maradona.
Mësohet se nisma e re, ka si qëllim që 50% e kartëmonedhave nga 1000 pesos (110 euro) që do të realizohen gjatë vitit 2021, t’i kushtohen Maradonës.
Nisur nga ky vendim, pritet që kartëmonedha të ketë nga një anë fytyrën e futbollistit dhe nga ana tjetër momentin e shënimit të golit ndaj Anglisë, në vitin 1986, e cila cilësohet si një nga golat që përcolli emocione shumë të forta.
Veç kësaj, pritet që në treg të qarkullojnë edhe një koleksioni pullash postare që kujton momentet më të veçanta të Maradonës.