Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksidentohet ambulanca, përplaset me bordurat e rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit

Një autoambulancë që udhëtonte nga Tirana drejt jugut është përplasur në orët e para të mëngjesit me bordurat e rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit në aksin rrugor Kavaje-Rrogozhine.

Mesa duket shpejtësia e madhe dhe lodhja kanë bërë që drejtuesi i saj të kalojë mbi rrethrrotullimin dhe të përlaset me barrierat e hekurta përballë.

Sipas burimeve, ambulanca sapo kishte lënë një pacient me COVID dhe po shkonte në drejtim të Fierit.

Dëmet janë materiale dhe fatmirësisht nuk është i lënduar as drejtuesi i ambulancës dhe as dy infermierët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet