30 vite nga “Dita e Rinisë”, Rama: Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë

Politikë
30 vite nga “Dita e Rinisë”, Rama: Vite të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Ditën e Rinisë, që shënon dhe 30 vjetorin e rënies së komunizmit.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se 30 vite janë shumë në rrugën e një njeriu por jo në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai e ka quajtur privilegj të jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit

“30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT