VLORË- COVID-i i merr jetën mjekut gjinekolog në qytetin e Vlorës. Ka humbur jetën Leonard Kamberi, 47-vjeç. Ai ishte i shtruar prej dy javësh në spital, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, për pasojë humbi jetën.
Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.
Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës pasi ditën e djeshme humbi jetën prej COVID- 19 dhe pedagogia Dafina Brokaj.