Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vodhën me dhunë 1 mln lekë në exchange, arrestohet një nga autorët e grabitjes në Korçë

Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Korçë, ku një pikë e këmbimit valutor ra pre e grabitjes. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 18. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili u kap nga Policia duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Nga të dhënat e policisë mësohet se autorët kanë vjedhur nga exchange 1.000.000 lekë.

Policia theksoi se dy shtetas i vodhën me dhunë shtetasit me inicialet A. R., 34 vjeç, një sasi prej 1.000.000 lekë, ndërsa në pranga ra shtetasi Ilia Temo, 31 vjeç, banues në Korçë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e veprave penale kundër rendit dhe sigurisë publike).

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga forcat e Policisë në një lokal në lagjen nr. 18, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 20.05.2020, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një celular, një palë tuta sportive dhe një xhup me kapuç, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga autori ditën e ngjarjes.

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet