Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdekja e Maradonës, prokuroria: Mjeku personal, e “vrau pa dashje”

Në Argjentinë vijojnë hetimet për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Siç raportohet nga “La Nacion”, nga përfundimet e para të hetimit nga Prokuroria e San Isidro del se “pacienti nuk u monitorua, pra nuk iu nënshtrua mbikëqyrjes së vazhdueshme mjekësore, sikurse e kërkonte gjendja e ti, dhe ai nuk po merrte ndonjë ilaç për sëmundjet e tij të zemrës”.

Këto janë të dhëna shumë të rëndësishme në kuadër të hetimeve, të cilat do t’i shtynin hetuesit të mbështesnin hipotezën e vrasjes pa dashje: “Neglizhencë serioze nga ana e mjekëve, askush nuk u kujdes për pacientin”.

Hetimi penal mbi ditët e fundit të jetës të “Pibe de Oro” mund të marrë një kthesë të papritur. Tashmë komplikohet pozita e mjekut personal të Maradonës, Leopoldo Luque, dhe e psikiatres Agustina Cosachov.

Pjesa kryesore e përgjegjësisë duket se do të bjerë te mjeku Luque, i cili nënshkroi letrën e daljes së pacientit të tij nga spitali, pavarësisht sugjerimit të “Swiss Medical” për të vazhduar me trajtimin psikiatrik, klinik dhe rehabilitues në një institucion “ad hoc”.

Gjykatësi, për momentin, nuk ka kërkuar arrestimin e mjekut sepse “nuk ka rrezik arratisjeje”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet