Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U zhgënjye nga rezultati i zgjedhjeve, jep dorëheqjen kryeministri i Rumanisë

Kryeministri i Rumanisë, Ludoviç Orban ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri në një deklaratë për shtyp. Ai e lajmëroi dorëheqjen pasi u zhgënjye me rezultatin e votave të numëruara deri tani nga 95% të votave kanë marrë 30% të votave.

Vetë Orban më parë e ka hequr si opsion koalicionet me partitë e tjera në Rumani për të qëndruar në pushtet.

Ai tha se nuk do të negociojë kurrë me Partinë e Social-Demokratëve dhe se nuk do të lejojë që PSD-ja të marrë pushtetin.

“Unë dua të jem shumë i qartë, ne kurrë nuk do të negociojmë me PSD, dhe nuk do të lejojmë kurrë që ajo të dëmtojë Rumaninë,” tha Orban.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet