Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Theri 7-vjeçaren në Britani, publikohet fotoja e 30-vjeçares shqiptare

Mediat britanike kanë publikuar foton e 30-vjeçares Eltiona Saka, e cila vrau një 7-vjeçare. Fotografia e shqiptares del për herë të parë që prej ngjarjes së rëndë që ndodhi në Mars në Britani.

Skana, 30 vjeç, kapi Emily Jones ndërkohë që kjo e fundit po luante me skuter dhe e theri me thikë. Ngjarja horror ndodhi në sy të prindërve të vogëlushes në Bolton.

Sipas kartelës mjekësore, Skana paraqiste rrezik për të vegjlit. Megjithatë stafi që e monitoronte në komunitet nuk e kishte idenë për rrezikshmërinë e saj.

Disa ditë më parë ndaj të resë ra akuza për vrasje pasi sipas prokurorëve nuk kishte prova të pastra për ta dënuar. Ajo ka pranuar fajësinë, por sipas mbrojtjes ngjarja ka ndodhur për shkak se Skana vuan nga sëmundje mendore.

Avokati i saj ka deklaruar më herët në gjykatë se e reja vuan nga skizofrenia dhe paranoja. Megjithatë një dënim për 30-vjeçaren shqiptare do të merret të martën.

Skana hyri në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014 dhe aplikoi për azil duke pretenduar se ishte viktimë e trafikut njerëzor. Zyra e Brendshme ia mohoi fillimisht pretendimin, por pas një apeli asaj iu dha e drejta që të qëndronte deri në Dhjetor të 2024-ës.

“Ende nuk dihet arsyeja pse është dhënë ky vendim”, shkruan Daily Mail.

Kjo pasi 30-vjeçarja në daljen para gjykatës ka pranuar se pretendimi që është trafikuar është i rremë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet