Të kapur dorë për dore në spital, historia e çiftit me Covid që mrekulloi rrjetin

Bota
Të kapur dorë për dore në spital, historia e çiftit

Një histori me fund të bukur. Një çift 90 vjecarësh në Itali të infektuar të dy me Covid 19, janë drejt shërimit.

Fotografia e të dyve dorë për dore në shtratin e spitalit, që infermierja ia dërgoi të birit, bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për mediat italiane, djali i çiftit u shpreh se u emocionua shumë kur infermierët i dërguan fotografinë e prindërve që mbaheshish për dore, aq sa për një moment ai nuk e besonte.

Sipas tij kjo tregon se ata janë shumë të fortë dhe një dashuri të madhe për njëri tjetrin, një dashuri që mund të mundë dhe koronavirusin.

Cifti 90 vjeçar deri një muaj më parë jetonin në pavarësi të plotë në shtëpinë e tyre.

Deri sa Ivo i sëmurë me zemër dhe diabet, rezultoi pozitiv ndaj Covid 19 pasi ishte shtruar në spital.

Situata nuk ishte e mirë dhe mjekët i kishin lënë të kuptonte se nuk do dilte i gjallë nga spitali.

Ndërsa një javë më parë bashkëshortja e tij u shtrua në spital pas një ishemie dhe ajo rezultoi pozitive me koronavirus dhe e vunë në të njëjtën dhomë me partnerin e saj të jetës. Tashmë të dy janë drejt shërimit.

Dhe fotografia e tyre duhet të jetë një mesazh i bukur në një moment kaq të vështirë.

ME TE LEXUARAT