Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Studimi: Testi i gjakut për Covid mund të përcaktojë nëse personi do të mbijetojë

Së fundmi studiuesit po punojnë për zhvillimin e një testi gjaku, si një mënyrë më e shpejtë për të parashikuar nëse pacientët me COVID-19 do të kenë nevojë për kujdes intensiv ose nëse kanë të ngjarë të mbijetojnë, menjëherë pasi të shfaqen simptomat.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky test mund t’u mundësojë mjekëve që të drejtojnë trajtimin intensiv te pacientët më në nevojë duke rritur shanset e tyre për mbijetesë.

Biokimisti Markus Ralser me bazë në Londër dhe kolegët e tij në fillim të këtij viti identifikuan 27 proteina në gjak të pacientëve me COVID-19 që ishin të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të ashpërsisë së simptomave.

Që nga ajo kohë, ata kanë ndjekur 160 pacientë me COVID-19, gjaku i të cilëve u testua kur u shtruan në spital për të eksploruar nëse mund të parashikonin përmes proteinave përparimin e sëmundjes.

“Ideja është që t’u sigurojmë mjekëve një ‘pamje digjitale’ se sa i sëmurë është një pacient – diçka që nuk mund ta thuash domosdoshmërisht vetëm duke i parë – e cila mund të ndihmojë në trajtimin e tyre.

Për shembull, në rastin e COVID-19, vihet re një fenomen i quajtur ‘hipoksi e lumtur’, që do të thotë që një pacient mund të ndihet relativisht mirë, por pastaj përkeqësohet shpejt.”

Deri më tani, testi është përdorur në 24 pacientë të sëmurë rëndë, ku parashikoi saktë rezultatin për 18/19 njerëz që mbijetuan dhe për 5/5 pacientët që ndërruan jetë.

Hapi tjetër, është të vërtetohet testi në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Gjermani.

Këto studime pritet të fillojnë në javët e ardhshme dhe të dhënat prej tyre do të duhet t’u dorëzohen rregullatorëve shëndetësorë, para se testet të bëhen të disponueshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet