Shpresë për Italinë, ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe i të prekurve me Covid-19

Bota
Shpresë për Italinë, ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe i

Ka pësuar një ulje numri i personave të infektuar në Itali në 24 orët e fundit.

Këtë të hënë janë regjistruar 13,720 raste të reja pozitive dhe 528 vdekje krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 18.887 infektsione të reja dhe 564 persona të cilët ndërruan jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga 100 testime të bëra 12 kanë dalë pozitivë, çka do të thotë se shkalla e pozitivitetit ishte 12.3%.

Drejtori i Klinikës të sëmundjeve infektive, Matteo Bassetti, thekson se po rritet numri i testimeve në mënyrë që të gjurmohen rastet e reja dhe se duhet vëmendje maksimale pasi para festave të fundvitit rrezikohet një valë e tretë nga koronavirusi.

“Situata në itali po përmirësohet, por raporti i testimeve me tampona po rritet, duke arritur në 12.3%, krahasuar me 11.5% dje.

Për të mbajtur nën kontroll epideminë, është e nevojshme që të kryhen nga pesë deri në dhjetë mijë testime ditore dhe shkalla nën 10%, në mënyrë që të riaktivizohet gjurmimi i kontaktit.

Momenti është delikat, nëse nuk i kushton vëmendje tani, para Krishtlindjeve, rrezikon një valë të tretë në janar, të përzier me valën e gripit’’- tha Matteo Bassetti , drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të spitalit San për Adnkronos Salute.

ME TE LEXUARAT