Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkrumbohet makina “BMW X5” i italianit në aksin Rrogozhinë-Kavajë

Një automjet tip BMW X5 është djegur në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, mesditën e sotme, rreth orës 14:25.

Në videon e siguruar nga gazetari Kelment Baçi shihet mjeti tip BMW X5 i shkrumbuar nga flakët pranë vendit të njohur si mbikalimi në fshatin Harizaj.

Mjeti ka marrë flakë në ecje, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Mjeti është i një shtetasi italian dhe ka marrë flakë në ecje e sipër, ndërsa drejtuesi i saj dhe një pasagjer kanë dalë me shpejtësi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke shuar flakët dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet