Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rozana Radi infektohet me COVID-19

Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Artistja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, tregon se ka bërë dy herë testin për COVID-19 dhe se në herën e dytë ka dalë pozitive.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë në rrjete sociale, ku tregon se është izoluar dhe është në gjendje të qëndrueshme.

“Pas një rezultati negativ ripërsërita tamponin dhe pozitiv. Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshëm duke u konsultuar me mjekun e familjes. Për momentin jam në gjendje të
qëndrueshme, shpresojmë të shkoj gjithçka mirë”, ka shkruar ajo.

Ajo është një ndër këngëtaret që shpeshherë ka bërë thirrje që të gjithë të kenë kujdes dhe të ruhen në këtë situatë të pazakontë të pandemisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet