Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 6” në Gjirokastër.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet një automjet.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 6”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., i cili u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet