Mjeku Pëllumb Pipero ka dalë garant për vaksinë anti-covid që do të vijë në Shqipëri. I ftuar në ‘Opinion”, Pipero tha se ai vetë do ta bëjë vaksinën i pari, ose ndoshta ndër të parët.
Mjeku shtoi gjithashtu se do ta bëjë LIVE, për të treguar kështu edhe garanci tek qytetarët.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Do ta bëni vaksinën ju Pipero?
Pëllumb Pipero: Patjetër, unë do ta bëj i pari…
Blendi Fevziu: Vërtet?
Pëllumb Pipero: po, do ta bëj dhe LIVE, do ta demonstroj