Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Panik në Indi, sëmundja misterioze prek 450 persona shkakton 1 të vdekur

Në shtetin indian të Andhra Pradesh, një person ka vdekur dhe 450 të tjerë janë shtruar në spital, nga një sëmundje misterioze.

Gjatë fundjavës qindra njerëz në Eluru, një qytet në shtetin jugor, përjetuan kriza dhe të përziera.

Ata madje kanë përjetuar edhe shkumëzime në gjuhë, shkruajnë mediat e rëndësishme botërore.

Një prej pacientëve, që kishte simtoma të ngjashme, 45 vjeç, ndërroi jetë në spital.

Shpërthimi i sëmundjes misterioze ka rritur barrën në sistemin e kujdesit shëndetësor në Andhra Pradesh, një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi me 800 mijë raste aktive.

Dolla Joshi Roy, një oficer mbikëqyrjeje rrethi, tha se 455 njerëz ishin dërguar në spital dhe 200 ishin trajtuar e dërguar në shtëpi, me këtë sëmundje misterioze.

Ende nuk dihet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë dhe se nëse është ndonjë pandemi e re. Ekspertë të shumtë shëndetësorë kanë arritur në vendngjarje dhe janë duke hetuar

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet