“Njerëzit kanë marrë kredi për makinë, s’paskan lekë për trajnime” çfarë thotë Ermal Mamaqi në kursin e tij
Komediani dhe aktori i njohur, Ermal Mamaqi ka nisur zyrtarisht trajnimin e tij online për të gjitha ata që duan të hapin dyert e suksesit.
Pas kritikave të shumta në rrjet nga personazhe publike për çmimin e kripur plot 24 mijë euro, Ermal Mamaqi ka vendosur të zhvillojë një trajnim falas, mbase të parin.
“Unë jam kompania juaj e naftës, unë do t’ju nxjerr naftën. Njerëzit kanë marrë kredi për të blerë makina dhe s’ kanë leke për të bërë trajnime.
Në qoftë se ti di je i mbushur me armë. Dija është armë kur implementohet.
Pse e fillova këtë biznes? E fillova të laja borxhet e familjes time tani dua të ndihmoj të tjerët. “ u shpreh Mamaqi.
Krahas video live ai shprehet se ky trajnim po ndryshon jetën e shumë personave dhe po kontribon në zhvillimin dhe motivimin e shoqërisë në këtë kohë të vështirë për cdo person dhe biznes!