Testimi i shpejtë për të zbuluar nëse je i prekur nga koronavirusi ka nisur sot në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që tregon punën e epidemiologëve hap pas hapi për realizimin e testit të shpejtë.
Punonjësit shkojnë në ambient që e gjykojnë se mund të jetë vatër infeksioni dhe bëjnë testin e shpejtë.
Në rastin konkret personit që iu bë testi rezultoi negative. Së shpejti, thotë Rama, do të hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut.
https://www.facebook.com/watch/?v=228087098739714