Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Më nxirrni për 10 minuta ose do vras veten”, Piperon tregon dëshminë shokuese të pacientes

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar një ndodhi të pazakontë, që kishte përjetuar sot me një paciente në një prej spitaleve Covid.

Pipero u shpreh në emisionin “Opinion” se shumë pacientë nuk duan të rrinë në spital dhe një prej tyre i kishte thënë që nëse nuk e nxirrnin nga spitali për 10 minuta ajo do hidhej e do vetëvritej.

“Unë po u them një rast konkret se çfarë më ka ndodhur sot në spital.

Ishte një paciente që do dilte sot dhe më tha ‘nëse nuk më nxirrni nga spitali për 10 minuta, unë do vritem e do vras veten’”, u shpreh mjeku infeksionit.

Më tej Pipero kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat e tha se është i vetëdijshëm që qytetarët janë shumë skeptik ndaj virusit.

“Nuk kam vënë asnjëherë në dyshim kapacitetin e spitaleve tona, ajo që kam këmbëngulur unë është mundësia që ne kemi duke mos ezauruar kapacitetet duhet mbajtur masat kundër COVID.

Ka një lloj skeptizmi tek qytetarët, unë e shoh në përditshmëri. Ka shumë raste që vijnë pacientë me forma të rënda, shkojnë tek mjeku i familjes, tek një specialist”, tha ai.

Ndër të tjera gjatë bisedës mjeku i njohur tha se në spitalin Infektiv ka ende vende të lira dhe nuk ka kolpas.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet