Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

FOTO/ Ky është personi i fundit që takoi Xhulio Prelën para vrasjes, dyshimet e policisë

Pjetër Gavoci ishte personi që takoi për herë të fundit efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela, i cili u ekzekutua mëngjesin e të shtunës me tre plumba.

Gavoci sapo ishte kthyer nga Britania e Madhe dhe i kishte kërkuar 26-vjeçarit që ta dërgonte deri në Shkodër, duke qenë se Prela ishte efektiv policie dhe nuk prekej nga masat shtrënguese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mësohet se Gavoci, i afërm i policit, thotë se pasi kanë mbërritur në Kosmaç të Shkodrës, Prela ka thënë se duhej të kthehej në Tiranë, sepse kishte lënë vetëm të fejuarën. Ndërkohë që gjatë rrugës iu bë atentat në Lezhë ku mbeti i vdekur.

Mësohet se hetuesit janë rikthyer në zonë për të analizuar kamerat e bizneseve, por edhe për të kuptuar nëse ka pasur dëshmitarë.

Ngjarja është ende e mbuluar me mister për grupin hetimor sepse nga të dhënat që janë zbuluar deri më tani Xhulio Prela nuk rezulton të ketë pasur konflikte dhe për rrjedhojë policia ende nuk ka një pistë të qartë.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit, por që nuk ua ka rrëfyer familjareve apo shokëve të tij.

Gjithashtu, po verifikohet edhe veprimtaria e vëllait të viktimës, i cili prej disa kohësh është emigrant në Britaninë e Madhe. Ndërsa nuk përjashtohet as puna si efektiv i FNSH-së, e cila mund të jetë kthyer në shkak për vrasjen e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet