Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kjo është karta që do u jepet qytetarëve për të vërtetuar se janë vaksinuar në Britani

Personat që vaksinohen për koronavirusin në Britaninë e Madhe do të pajisen me një kartë identiteti që vërteton se ata e kanë bërë injeksionin. Mediat angleze kanë publikuar një foto të kësaj karte, e cila pritet të shpërndahet pas nisjes së vaksinimeve nga e marta në Britaninë e Madhe.

Lajmi vjen në një kohë kur vendi pret porositë e para të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech në Spitalin Universitar Croydon të shtunën. Kjo lloj vaksine kërkon që qytetarëve t’u bëhen dy injeksione me 21 ditë diferencë mes tyre.

Fotoja, që i është bërë kartës së lëshuar nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor nga të dyja anët, tregon që në të janë mbajtur të regjistruara të dhënat e zotëruesit, si dhe datat ku janë bërë vaksinat.

Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech për shpërndarje masive.

Sipas rregullatorit MHRA, vaksina është e sigurt dhe do të sigurojë deri në 95 për qind mbrojtje kundër Covid-19, ndërsa imunizimi pritet të fillojë këtë javë ata që klasifikohen si me përparësi të lartë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet