Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Këngëtari tregon sesi babai i tij kishte frikë të shkonte në spitalet Covid: Mos më ço se do vdes

Këngëtari Altin Sulku ka rrëfyer se si babain e tij e kishte kapur ankthi nga shtrimi në spitalet Covid, kur mendonte se ishte i infektuar.

I ftuar në emisionin “Why Not”, Sulku tregoi se madje, babai i tij nuk e kishte lënë të telefononte as shërbimin e Urgjencës, me argumentin se po ta shtronin, do të vdiste atje.

“Babain e kam 80 vjeç edhe sa filloi Covidi në Shkurt- Mars, ndodheshin këtu nuk kishin ikur në fshat. Babai nga stresi sepse po shikonin se vetëm pleqtë po infektoheshin nga Covid i tha bashkëshortes time që kur të shkonte në farmaci t’i blinte disa kokrra për dhimbjen e kokës.

Shkon ajo i merr dhe kur e pi i shkon keq kokrra dhe më pas filloi me kollën, po kollitej. Më merr nëna në tel më thotë hajde se është babai keq.

Shkoj unë dhe më thotë ‘Më ka kapur virusi’. Kur të kapi i them se para 5 minutash isha.’Jo jo ose ma ke sjellë ti ose kushedi…ja kam temperaturë, kollë’- më thotë.

E i them prit të marr në telefon shërbimin e urgjencës dhe nuk më lejoi ta merrja se kushedi çfarë tha do më marrin dhe do më vdesin aty,”- tregoi Altin Sulku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet