Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Johnson: Nuk ka marrëveshje me BE-në, nëse frenohet pavarësia e Britanisë

Natën e kaluar Boris Johnson ka sinjalizuar se është gati të heqë dorë nga bisedimet Brexit nëse BE nuk heq kërkesat “qesharake”.

Boris ka lajmëruar të dërguarin e tij Lord Frost se nuk do nënshkruajë asnjë marrëveshje që lidh Britaninë me ligjet e ardhshme të Brukselit.

Ditën e djeshme, ministrat e kabinetit ishin mbledhur pas Johnson duke këmbëngulur se ai nuk kishte frikë të dilte nga tregu i përbashkët në BE.

Sipas dosjes së shënuar si “sekret zyrtat”, zbuloi se po hartohet një listë për “rastin më të keq” që mund të prekë Mbretërinë e Bashkuar në rast “daljes nga Brexit pa marrëveshje”.

Në këtë gjë përfshihet një mungesë e furnizimit me ilaçe dhe karburant, rritje e rrezikut të terrorizmit dhe mosmarrëveshje për tarifat kufitare.

Sipas memorandumit, disa ministra të Kabinetit mbetën nervozë për ndikimin e Mosmarrëveshjes në Britani, ndërsa kjo lufton me shkatërrimet ekonomike të shkaktuara gjatë pandemisë. Gjithashtu, një burim tregon për Daily Mail se ‘mundësia e kaosit në kufi është nënvlerësuar në mënyrë të konsiderueshme nëse bisedimet prishen’.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet