Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Identifikohen autorët që vranë me tre plumba efektivin e FNSH Xhulio Prela

Pas vrasjes se policit te FNSH Xhulio Xhepa, duket se kane perparuar hetimet ne lidhje me ngjarjen. Burime bëjnë me dije se janë identifikuar autorët që vranë me tri plumba mëngjesin e të shtunës efektivin 26-vjeçarin Xhulio Prela.

Sipas të njëjtave burime raportohet se janë arrestuar 30 persona nga Miloti, të cilët janë thirrur si dëshmitare.

Për arsye hetimi nuk bëhet të ditur emrat e autorëve, ndërkohë që ekspertët hetimor janë rikthyer sërish në vendin ku u vra Xhulio Prela.

I riu nga Puka i cili jetonte me familjen në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ka qenë duke lëvizur me makinën e tij tip “Volsvagen” në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të së Shtunës.

Arma me të cilën është qëlluar është tip “TT” dhe është shkrepur plot tri herë. Njërin nga plumbat e ka marrë në gjoks duke i dëmtuar edhe njërën nga arteriet kryesore si rrjedhojë ka ndërruar jetë. Njëra nga predhat e tjera kapi xhamin e pasëm të makinës dhe tjetra targën e mjetit.

Xhuloi po kthehej nga Shkodra pasi kishte marrë një të njohur të tij në Rinas për ta dërguar në qytetin verior, ndërsa i ati ka deklaruar se djali i tij ka pasur presione kohët e fundit për çështje që ishin mbyllur me kohë. Menjëherë pasi është kthyer ga Shkodra gjatë rrugës Lezhe-Milot ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina po ia bënte me drita me një elektrik dore

Tri pistat ku po heton policia janë vrasje për shkak të detyrës, konflikt i çastit apo edhe një tentativë grabitje, kjo e fundit më pak e dyshuar pasi hetuesit komnfirmojnë se atentati ka qenë i mirëorganizuar./faxnews

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet