Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hidhet shorti, Shqipëria njeh kundërshtarët në kupën e Botës “Katar 2022”

Shqipëria ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2020”, në shortin e hedhur pasditen e sotme në Zyrih të Zvicrës.

Në një ceremoni ndryshe nga të zakonshmet, kjo për shkak të pandemisë së Covid-19, 55 skuadrat e zonës europiane kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Shqipëria do të jetë në Grupin I, një grup me 6 skuadra.

Kundërshtarët e Kombëtares kuqezi do të jenë Anglia, Polonia, Hungaria, Andorrën dhe San Marinon. Me të gjithë rivalët e këtij grupi skuadra jonë është përballur më parë.

Fushata eliminatore fillon në mars dhe përmbyllet në muajin nëntor 2021

Ndeshja e parë: 24-25 mars 2021

Ndeshja e dytë: 27-28 mars 2021

Ndeshja e tretë: 30-31 mars 2021

Ndeshja e katërt: 1-2 shtator 2021

Ndeshja e pestë: 4-5 shtator 2021

Ndeshja e gjashtë: 7-8 shtator 2021

Ndeshja e shtatë: 8-9 tetor 2021

Ndeshja e tetë: 11-12 tetor 2021

Ndeshja e nëntë: 11-13 nëntor 2021

Ndeshja e dhjetë: 14-16 nëntor 2021

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet