Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia rikthen karantinën për udhëtaret nga Shqipëria dhe gjithë vendet e tjera

Greqia rikthen karantinën e detyruar për të gjithë personat që do të hyjnë në territorin e saj nga data 18 dhjetor deri më 7 janar.

Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa thuhet se të gjithë personat që futen në Greqi nga çdo vend tjetër do të kryejnë karantinë të detyruar 10-ditore.

Nga kjo masë nuk përjashtohet askush, dhe nëse është për udhëtim ekspress për punë, apo edhe studentët grekë që vijnë për pak ditë pushime sezoni.

Shteti fqinj ndodhet nën masa të rrepta shtrënguese këtë muaj ndërsa për festat e fundvitit është përcaktuar edhe numri i personave që mund të ulen në një tavolinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet