Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prishtinë ku sipas njoftimit të policisë rreth orës 12:10 është gjetur një femër pa shenja jete.
Sipas raportimit të policisë viktima jetonte e vetme dhe është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Njësitë policore, ekipi mjekësor dhe prokurori janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Sipas vendimit të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është ende duke u hetuar.