Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fillon vaksinimi masiv, Kina përdor vaksinën e saj

Kina po përgatitet të fillojë një fushatë të gjerë vaksinimi kundër koronavirusit.

Agjencia e lajmeve, “Associated Press” njoftoi se qeveritë rajonale në të gjithë vendin po bëjnë kërkesat për vaksinat eksperimentale të koronavirusit, të prodhuara në Kinë, edhe pse zyrtarët shëndetësorë ende nuk kanë thënë se sa të efektshme janë vaksinat dhe se si do të mund të shpërndahen te 1.4 miliardë banorët e vendit.

“Associated Press” thotë se më shumë se një milion punonjës kinezë të kujdesit shëndetësor kanë marrë tashmë vaksinën eksperimentale të autorizuar për përdorim emergjent, por nuk ka pasur tregues për efekte të mundshme anësore. Teksa Covid-19 ka gjunjëzuar pjesë të ndryshme të globit, Kina, vendi ku lindi sëmundja, vetë ka arritur në masë të madhe ta vërë atë nën kontroll. Masat e rrepta kundër Covid-it, atje vazhdojnë. Tre herë në ditë fëmijëve në shkolla u bëhen kontrolle për maskat, dezinfektuesin e duarve dhe matjen e temperatures. Në përgjithësi, kufizimet në këtë vend janë të ngjashme me ato të ndërmarra në Evropë e SHBA, por verifikimi duhet se është më i ashpër, duke ndërhyrë në mjaft raste në nivelin e krive individuale, gjë që nuk tolerohet në demokracitë perëndimore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet