Erdogan: Nuk përkulemi para kërcënimeve

Bota
Erdogan: Nuk përkulemi para kërcënimeve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Turqia nuk do të përkulet ndaj kërcënimeve për mosmarrëveshjen me Greqinë dhe Qipron rreth pretendimeve detare në Mesdheun Lindor, teksa ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi këtë çështje.

Ministrat shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, por Erdogan i paralajmëroi “të heqin dorë prej verbërisë strategjike”, në një kohë kur Greqia po lobon fort brenda bllokut që Ankaraja të ndëshkohet për veprimet e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bashkimi Evropian nuk duhet t`ia lejojë vetes që të përdoret nga pala greke dhe ajo greko-qipriote”, u shpreh kreu i shtetit turk.

Takimi i shefave te diplomacive evropiane paraprin samitin e krerëve të Bashkimit Evropian të enjten në Bruksel, ku Athina shpreson shumë që dilet me një deklarata sanksionesh ndaj Turqisë. Greqia kërkon që udhëheqësit e bllokut t’i japin shefit të politikës së jashtme, Josep Borell një “mandat të qartë” për masa që të përfshijnë një embargo armësh si dhe ndalimin e financimit të bankave dhe kompanive turke nga institucionet evropiane, sipas një dokumenti të parë nga Bloomberg.

Veprime të tilla të ashpra kanë dështuar më parë të marrin mbështetjen unanime të vendeve anëtare te bllokut.

ME TE LEXUARAT