"Do vaksinohem i pari", Mitsotakis jep lajmin e shumëpritur: BE miraton vaksinën më 30 dhjetor

Kosovë&Rajon
"Do vaksinohem i pari", Mitsotakis jep lajmin e shumëpritur: BE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka dhënë këtë mbrëmje lajmin e mirë se vaksina anti-Covid e Pfizer do të miratohet nga Bashkimi Evropian më 30 dhjetor.

Në një mesazh për qytetarë grekë, kreu i qeverisë ka deklaruar se pas 48 orësh nga miratimi nga BE vaksina do të mbërrijë në Greqi dhe të parët që do të vaksinohen do të jenë familja e tij, ai vetë, dhe Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropulu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vaksina e Pfizer miratohet nga BE në 30 Dhjetor, pas 48 orësh arrin në Greqi. Të parët do vaksinohemi familja ime, unë dhe presidente e Greqisë, Katerina Sakelaropulu.

Hezituesit duhet të dinë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe janë e vetmja armë e sigurt për të fituar imunitetin ndaj covid-19.

Nuk parashikohet rifunksionim i sferës së argëtimit, sidomos të natës, deri në vaksinimin e përqindjes më të lartë të popullsisë mund të arrijë deri në Pashkë.

Shkollat do të rihapen në 7 janar, deri atëherë do të jetë stabilizuar situata në sistemin shëndetësor.

Sivjet Krishtlindje do të kalojmë me deri në 9 veta në çdo shtëpi, do të zbatohet lockdoën i rreptë”, është shprehur kryeministri Mitsotakis.

ME TE LEXUARAT