Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ça janë këto emisione”, gazetarja tregon momentin e sikletshëm me Mimoza Ahmetin

Pak ditë në parë në të gjitha rrjetet sociale u bë virale video ku Mimoza Ahmeti, e ftuar në emisionin e gazetares Gerta Gixhari ofendoi publikisht formatin televiziv pasi ju ndërpre fjala për të hyrë publiciteti.

Të gjithë ata që e kanë këtë video kanë patur mendime të ndryshme rreth kësaj situate por sot në Live From Tirana, Gerta na zbuloi me detaje se çfarë ndodhi.

“Në Instagram kam postuar pjesën e plotë të momentit ku kuptohet shumë qartë që unë nuk i kam ndërprerë fjalën, madje librin ja dhashë me dorën time.

Megjithëse kishte kaluar koha televizive për të cilën Moza ishte vënë në dijeni, ajo reagoi ashtu pasi donte të qëndronte më shumë duke marrë kohën e të ftuarve të tjerë.” -shpjegoi Gerta ndër të tjera.

Nga ana tjetër u fol shumë edhe për reagimin paqësor dhe profesional që gazetarja tregoi.

Gerta theksoi se situata të tilla me reagime të pavullnetshme tregojnë se cilët jemi në të vërtetë.

“Në këtë rast, natyra ime jo-impulsive doli në pah.”- përfundoi ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet