Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ashpërsohen kushtet për ata që duan armë, si merret autorizimi i policisë

Kushtet për të marrë leje për të poseduar një armë zjarri do të ashpërsohen duke filtruar të gjithë qytetarët që kërkojnë një të tillë. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari sqaroi ndryshimet e këtij projektligji, që pritet së shpejti të kalojë për votim në Parlament.

Një kusht i rëndësishëm është mosha e individit, e cila nuk do të jetë më e vogël se 25 vjeç dhe jo më e madhe se 70.

Krahas dokumentacionit, Lamallari shton se qytetarët duhet të dorëzojnë edhe arsyen se pse kërkojnë që të mbajnë një armë zjarri. Ata po ashtu do të kenë edhe raportin mjeko-ligjor që vërteton se janë të aftë fizikisht, por edhe nga shëndeti mendor.

Projektligji i ri thekson se qytetarët që janë të dënuar, janë në proces gjyqësor ose ata që janë të skeduar nga policia për sjellje të dhunshme nuk do të marrin leje për armët e zjarrit.

Autorizimi për mbajtje arme do të lëshohet nga drejtoritë vendore të policisë së shtetit me afat 5-vjeçar, sipas formatit të miratuar dhe kundrejt pagesës së tarifës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet