Aksidenti i rëndë ku vdiq 22-vjeçarja, rrëqeth mikesha e saj: Jeta ime u mbyll atje ku përfundoi edhe jotja

Aktualitet

Një aksident i rëndë dhe i frikshëm njëkohësisht ndodhi mbrëmjen e të shtunës në rrugën Demokracia në Kamëz, ku një 22 vjeçare humbi jetën si pasojë e përpla sjes së një mjeti smart, me një benz.

Në drejtimin e mjetit smart, që bëri një manovër të gabuar, teksa tentonte që të kalonte rrugën ishte Deni Doku, 19-vjeç, e cila është një prej vajzave më të ndjekura në tik tok, ndërsa 22 vjeçarja që humbi jetën në spital si pasojë e pl agëve të marra është mikeshë e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se nuk e pranon dot humbjen e mikeshës dhe lidhjen e tyre nuk mund ta ndajë as ajo natë e zezë kur ndodhi aksidenti.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim . Je e pandashme , je pranë meje .

Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tme rrues, as ajo skëterrë që më tro nditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”, shkruan ajo.

Më pas ajo ka ndarë edhe një foto të 22-vjeçares ku shkruan se nuk e kupton pse ajo duhet të shpëtonte dhe mikesha e saj jo.

ME TE LEXUARAT