Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vazhdon kaosi, radhë autoambulancash tek “Shefqet Ndroqi”

Mëngjesi i kësaj të diele oborrin e spitalit “Shefqet Ndroqi” ose i njohur ndryshe si Covid 2 gjatë periudhës së pandemisë e gjeti të mbushur me autoambulanca.

Shtatë mjete të urgjencës mbajnë radhë me pacientë që presin të shtrohen në spital.

Situata paraqitet më e rënduar se një ditë më parë, 7-8 ambulanca me pacientë që presin në radhë për akomodim. 3 prej tyre i kemi gjetur në ambientet e jashtme rreth orës 9, po bëhen dy orë që presin. Vijojnë të vijnë edhe ambulanca të tjera.

Bashkë me pacientët në autoambulanca janë edhe familjarë të tyre.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi për 846 raste të reja dhe 19 humbje jete.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet