Tuna hoqi mbiemrin Berisha nga djali, reagon Roberti

Showbiz
Tuna hoqi mbiemrin Berisha nga djali, reagon Roberti

Tuna, pasi hoqi mbiemrin Berisha nga Instagrami i saj, këtë herë ka bërë të njëjtën gjë edhe me djalin e tyre, Tian. Profili në Instagram i vogëlushit tani mban emrin Tian Sejdi.

Ky veprim ka shkaktuar zhurmë në rrjet duke ndezur aludimet se Tuna e Patris i kanë dhënë fund lidhjes. Për më tepër, burime për “Prive”, bënë të ditur se Tuna është kthyer në Shkup dhe po jeton atje me djalin ndërsa Patrisi në një shtëpi më vete.

Pas veprimit të Tunës me Instagramin e Tianit, ka reaguar kunati i saj, Roberti. Këngëtari ka publikuar një video të vajzës së tij, Renee duke luajtur me Tianin dhe shkruan mbiemrin e të dyve.

“Renee Berisha, Tian Berisha”-shkruan Roberti duke ia bërë të qartë Tunës se vogëlushi mban mbiemrin e tyre.

Me këtë rast kujtojmë që Roberti dhe Tuna kanë patur gjithmonë konflikte me njëri-tjetrin e pas këtij postimi na mbetet të presim reagimin e këngëtares.

ME TE LEXUARAT