Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump vazhdon me pretendimet për manipulim të zgjedhjeve presidenciale, gjatë tubimit me mijëra njerëz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sërish ka bërë pretendime të pabazuara lidhur me zgjedhjet presidenciale të nëntorit gjatë një tubimi në Xhorxhia.

Trump, që ende nuk ka pranuar humbjen, ka ngritur dyshime mbi integritetin e zgjedhjet të 3 nëntorit dhe më 5 dhjetor, gjatë një tubimi në Xhorxhia, përsëriti pretendimet false për zgjedhjet, ku ka fituar kundërkandidati demokrat, Joe Biden.

Trump u tha mijëra njerëzve të mbledhur në Valdosta, Xhoxhia se zgjedhjet ishin të “manipuluara”.

Presidenti Trump vazhdon të bëjë pretendime të pabazuara lidhur me mashtrime në zgjedhje, pavarësisht se gjykatat dhe zyrtarët zgjedhorë në shtetet kyçe në mbarë vendin, kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Nga pothuajse 50 padi që janë sjellë në gjykata nga fushata e Trumpit dhe aleatëve të tij, 30 prej tyre janë hedhur poshtë, kryesisht për mungesë të provave, ka raportuar Associated Press. Ndërsa dhjetëra të tjera janë ende në procedurë.

Gjatë këtij tubimi, Trump tha se ai do të dërgojë “së shpejti” në Gjykatën Supreme lëndën për këto pretendime, por nuk elaboroi më shumë. Ekspertët ligjorë thonë se ka pak gjasa që këto pretendime të merren parasysh nga gjykatat.

Njëra prej kërkesave të ekipit të Trumpit është që të shpallë të pavlefshme rezultatet në Xhorxhia.

Në këtë shtet tashmë është bërë rinumërimi i votave dhe nuk janë gjetur parregullsi të mëdha. Rinumërimi e ka konfirmuar Bidenin fitues në këtë shtet me 12,670 vota më shumë se Trumpi. Xhorxhia ka certifikuar rezultatin zgjedhor.

Biden ka fituar zgjedhjet me 306 vota elektorale ndërkaq Trump ka 232 vota elektorale. Kolegji Zgjedhor do të mblidhet më 14 dhjetor për të formalizuar rezultatin zgjedhor. Transferimi i pushtetit ka nisur dhe Biden pritet të inaugurohet më 20 janar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet