Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

TIME i vë kryqin 2020-ës, e konsideron vitin më të keq të të gjitha kohërave

Një kopertinë me sfond të bardhë, në të cilën shkruhet 2020 me shkronja të zeza, shënjuar me një krye të kuq. Më pas shkruhet: Viti më i keq në histori.

E përjavshmja amerikane Time, i jep lamtumirë kështu pa asnjë keqardhje 2020 të shënjuar nga makthi i pandemisë.

“Kjo është historia e një viti që nuk do të doje ta rishihje kurrë”, shkruhet në faqen e parë të numrit që do të dalë në treg më 14 dhjetor.

“Ka patur vite edhe më të këqija në historinë e shteteve të bashkuara dhe sigurisht, vite më të këqija në historinë e botës, por pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë sot, nuk ka parë asgjë të ngjashme”, shkruan revista duke kujtuar se duhet të jesh më shumë se 100 vjeç për të kujtuar

shkatërrimin nga lufta e parë botërore dhe pandemia e gripit spanjoll të 1918; rreth 90 vjeç për të patur idenë e privimit ekonomik të shkaktuar nga depresioni i madh dhe 80 për ndonjë kujtim nga lufta e dytë botërore dhe tmerret e saj.

2020 është shënjuar nga katastrofa të përsëritura natyrore që kanë konfirmuar se ne njerëzit kemi tradhtuar natyrën dhe nga zgjedhje të kontestuara mbi bazën e fantazisë, vijon më pas Times, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të kontestuara nga Trump.

E mbi të gjitha, viti që po mbyllet është shënjuar nga një virus që e ka patur origjinën ndoshta nga një lakuriq nate dhe që ka tronditur jetën e çdo njeriu mbi planet duke i marrë jetën rreth 1.5 milionë njerëzve në të gjithë botën.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet